Cristiano Ronaldo është përjashtuar në ndeshjen e tij të parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Superylli portugez ishte i përfshirë në një incident me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo.
U dyshua për një goditje josportive të Ronaldos ndaj mbrojtësit kolumbian, por gjyqtari Felix Brych vendosi që të ndëshkojë sulmuesin e Juventusit.
Me të mësuar verdiktin e gjyqtarit, Ronaldo nuk arriti t’i besonte syve duke e përjetuar keq përjashtimin.
https://twitter.com/SportJunkie8/status/1042497147516735488
Juventusi kishte dominim të plotë në takimin që po zhvillohet në Mestalla.
Ky është debutim i keq për CR7 me Juven në Ligën e Kampionëve.
/Telegrafi/