Telegrafi

Ronaldo: Ndeshja ndaj Sportingut ishte një paralajmërim

Cristiano Ronaldo ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të Real Madrid, se ata do të duhet të përmirësohen nga fitorja e tyre ndaj Sporting CP, nëse dëshirojnë të fitojnë grupin.

Goli nga goditja e lirë e Ronaldos kundër klubit të tij të djalërisë barazoi ndeshjen, teksa më vonë goli i Alvaro Moratas ia siguroi fitoren Realit, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak portugezit, i cili kërkon më shumë seriozitet.

“Ky ishte një paralajmërim se ne nuk mund të jemi aq të butë, ose ne do të jemi të dominuar”, tha sulmuesi portugez pas ndeshjes.

“Ne duam që të jemi të parët në grup, por Sporting luajtën me të vërtetë mirë dhe bënë gjëra të vështira për ne”.

“Instiktivisht unë kam qenë duke shkuar për të festuar golin tim, por Sporting është skuadra që më ka formuar mua dhe unë nuk mund ta bëjë këtë”.

“Unë dua të përfundojë karrierën këtu në Madrid, është aty ku zemra ime është e drejtë tani”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/