Cristiano Ronaldo humbi stërvitjen e Portugalisë sot përpara ndeshjes së tyre të fundit në grup ndaj Koresë së Veriut, mes spekulimeve për transferimin e tij nga Arabia Saudite.
37-vjeçarit thuhet se i është ofruar shansi për t’u bërë sportisti më i paguar i të gjitha kohërave nga klubi Al-Nassr. Superylli është një lojtar i lirë pasi u largua nga Manchester United javën e kaluar.
SunSport shkruan se Ronaldo është ende i etur për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka rënë dakord me ofertën që vlen rreth 200 milionë euro.
Megjithatë, fokusi i tij aktual është me Portugalinë në Kampionatin Botëror.
Portugalia ka edhe një ndeshje në fazën e grupeve ku takohet me Korenë e Jugut të premten – gjë që Fernando Santos mund të pushojë disa nga lojtarët e tij, pasi e kanë siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirave.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse legjenda e Real Madridit dështoi të stërvitej së bashku me bashkëlojtarët e tij më herët.
Mbështetësit portugez nuk kanë shumë frikë për yllin e tyre, pasi gazetar e njohur Abola shkruan se ai nuk ka probleme fizike. Në vend të kësaj ka bërë stërvitje individuale në palestër.
Ai nuk ishte i vetmi që humbi në seancën e parafundit të Portugalisë, pasi edhe mesfushori i Portos, Otavio, kaloi vetëm disa punë rikuperim në fushë.
Ndërsa dyshja e lënduar e PSG-së, Danilo Pereira dhe Nuno Mendes janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet. /Telegrafi/