Site icon Telegrafi

Ronaldo mund të mungojë në ngjarjen e organizuar prej tij! (Foto)

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur të ditur se javën e ardhshme do të hapet edhe solemnisht hoteli i tij i parë.

Futbollisti portugez muaj më parë kishte pohuar se është bërë pjesë e rrjetit hotelier “Pestana Hotel Group”, ku pritet të hap disa hotele, restorante dhe lokale.

“Javën e ardhshme në Funchal, qytetin tim të lindjes, do të hapim hotelin tim të parë në partneritetit me Pestana Hotel Group”, ka shkruar në Instagram, Ronaldo.

Nuk dihet nëse CR7 do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, pasi aktualisht është pjesë e kombëtares portugeze, e cila në çerekfinale të evropianit të futbollit do të takohet me Poloninë. /Telegrafi/

Exit mobile version