Telegrafi

Ronaldo: Mund ta fitojmë sërish titullin e Ligës së Kampionëve

Real Madrid do të shpallet sërish kampion i Ligës së Kampionëve.

Kështu së paku pohon Cristiano Ronaldo, i cili bazohet në cilësinë dhe trajnerin e ekipit madrilen.

“Ne kemi një ekip dhe trajner të shkëlqyer. Me shumë mundësi do të mbrojmë titullin kampion në Ligën e Kampionëve. Gjatë gjithë karrierës time kam fituar tri herë këtë titull dhe kjo më bën edhe më shumë të motivuar. Shpresoj që t’ia dalim”, u shpreh Ronaldo për “Marca”.

Vlen të theksohet se në tre takimet e fundit ‘Los Blancos’ kanë barazuar, duke ngritur dyshime në cilësinë e skuadrës spanjolle. /Telegrafi/