Telegrafi

Ronaldo mposht Getafen

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me madrilenët që kishin dominimin në posedim, mirëpo rrjeta kundërshtare nuk u tund.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Pas një rrëmuje në zonë më së miri u gjend Sergio Ramos (53’), i cili nga afërsia shënoi për 1-0, mirëpo goli zyrtarisht iu llogarit lojtarit të Getafes, Valera.

Në vazhdim Ronaldo u tregua i pandalshëm dhe se pse është futbollisti më i mirë në rruzull. Pas një pasimi të Ozil Ronaldo nuk e pati të vështirë që në mënyrën e tij të shënonte për 2-0 (62’).

Vetëm dy minuta më vonë (64’) përsëri Ronaldo u shfaq në skenë për të shënuar për 3-0 dhe përfundimin e dilemës së fituesit.

Mirëpo, Ronaldo nuk mbeti pa e kompletuar hettrikun, pasi shënoi nga pika e bardhë (71’) për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.

Real Madridi vazhdon ta ndjek Barcelonën me 12 pikë më pak se sa katalanasit, të cilët sontë në mbrëmje presin Osasunën. /Telegrafi/