Telegrafi

Ronaldo: Mourinho do të qëndrojë

Tifozët e Realit po ashtu provokuan Mourihon duke brohoritur emrin e Iker Casillas, me të cilin trajneri duket se ka përplasje pasi e la në bankën rezervë në dy ndeshjet e kaluara.

Por Ronaldo ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm, ku shënoi hat-trick, për të treguar se Mourinho vazhdon të jetë bosi i skuadrës.

“Trajneri do të qëndrojë. Ne ende kemi shumë për të fituar këtë sezon. Ai është bosi dhe shpresoj tifozët ta kuptojnë dhe ta inkurajojnë trajnerin tonë. Mjaft. Njerëzit tashmë e dinë se çfarë mendoj për trajnerin dhe kaq. Tash ne duhet të gjithë të jemi mbështetës”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/