Telegrafi

Ronaldo më i miri: Cagliari 1-3 Juventus, notat e lojtarëve

Juventusi ka fituar 3-1 në udhëtim te Cagliari në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Cristiano Ronaldo realizoi het-trik për Zonjën e Vjetër, derisa për vendasit shënoi Giovanni Simeone.

Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.97, me Cagliari që u vlerësua 6.68.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim padyshim që ishte Ronaldo dhe u notua me 9.3

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte portieri Alessio Cragno që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: