Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i bindur nga cilësitë e bashkëlojtarit të tij të ri Dejan Kulusevski, me të cilin mezi pret të punojë.
Suedezi i ri u bashkua me Juventusin pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim me Parma përmes Atalantas.
Ardhja e tij te Zonja e Vjetër është pritur mirë dhe në veçanti nga ylli i skuadrës, Ronaldo, i cili e ka lavdëruar dhe mezi pret të punojë me të.
“Ai është një talent i madh. Ai do të na ndihmojë të fitojmë dhe të arrijmë gjëra të pabesueshme”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Kulusevskin.
“Më pëlqen shumë ta shoh, ai ka një potencial të shkëlqyeshëm dhe është një lojtar i shkëlqyeshëm”.
“Shpresoj të luaj me të dhe të shënojmë shumë gola së bashku”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, Ronaldo dhe Kulusevski luajtën kundër njëri-tjetrit para disa ditësh në përballjen Suedi-Portugali, ku fitore shënuan mysafirët me rezultat 0-2. /Telegrafi/