Telegrafi

Ronaldo: Messi e meriton Topin e Artë

Argjentinasi llogaritet favoriti kryesor për ta fituar çmimin që e ndan “France Football”, i cili do të ndahet në muajin dhjetor, derisa edhe portugezi është në garë për ta fituar sërish këtë trofe.

“Ai është favoriti. Ai e fitoi ligën e Kampionëve, titullin e La Ligas. Pse jo ai? Nëse ai e fiton, ai e ka merituar”, i ka thënë Ronaldo revistës franceze “France Football”. /Telegrafi/