Telegrafi

“Ronaldo, Messi dhe Neymar janë të preferuarit e mi” – Mbappe thotë se treshja e shtynë atë që të arrijë nivelet e larta

Kylian Mbappe ka thënë se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë të preferuarit e tij, duke insistuar se treshja po e inspiron atë që të arrijë nivelet më të larta.

Sulmuesi francez është duke shkëlqyer që nga sezoni 2016/17 kur ishte pjesë e Monacos, për të kaluar më vonë te Paris Saint-Germain.

Ai kaloi për një shumë rreth 140 milionë euro te parisienët, e që nga atëherë është në listën e top-lojtarëve në botë.

“Kam shumë të preferuar, është Cristiano, ai që më pëlqen shumë. Dhe gjatë kësaj kohe ka qenë edhe Messi”, ka thënë Mbappe për beIN Sports.

“Kam shansin që të luajë me Neymarin, që e admiroj që kur kam qenë më i ri. Këta janë lojtarët që i admirojë shumë”.

“Kur luani në nivele të larta, e ke më të lehtë të inspirohesh nga lojtarët e mirë. Të gjithë e kanë stilin dhe cilësitë e tyre, andaj ata i inspirojnë gjenerata e reja”, ka thënë më tej fituesi i Kupës së Botës.

Mbappe lidhet me një kalim te Real Madridi, por që PSG ende refuzon shitjen e tij. /Telegrafi/