Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh të fshehtë në Instagram vetëm pak ditë pas eliminimit tronditës të Portugalisë nga Kampionati Botëror.
37-vjeçari e nisi ndeshjen në bankinë, pasi nuk ishte në strategjitë e trajnerit, Fernando Santos, përpara se të inkuadrohej në mes të humbjes së tyre ndaj Marokut.
Tani – me karrierën e tij ndërkombëtare ende në ajër – superylli ka zbuluar “tre aspektet e realitetit” të tij në një postim të hënën mbrëma.
Sulmuesi ndau një foto në Instagram që përshkruante “tre aspektet e realitetit” të tij si “dhimbja, pasiguria dhe puna e vazhdueshme”.
Imazhi vjen nga një dokumentar i fundit i Netflix me regji të Jonah Hill me titull; “Stutz”. Ai fokusohet në psikoterapistin amerikan Phil Stutz, i cili punon në përmirësimin e jetës.
Vetëm një ditë më parë, superylli shkroi një mesazh të gjatë për ndjekësit e tij në të njëjtën platformë dhe foli për besnikërinë e tij ndaj Portugalisë. /Telegrafi/