Cristiano Ronaldo u ka dhënë disa fjalë inkurajuese bashkëlojtarëve të tij në Manchester United përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier me Chelsean.
Sulmuesi 37-vjeçar nuk do të përfshihet në ndeshjen e së shtunës pasi trajneri Erik ten Hag mori vendim që të mos e përfshinte në skuadër për derbin. Pesë herë fituesit i Topit të Artë shkoi drejt tunelit përpara se të përfundonte ndeshja ndaj Tottenhamit në Old Trafford, aty ku fituan 2-0 të mërkurën pasi refuzoi një inkuadrim të vonë dhe u largua nga stadiumi para se shokët e tij të ishin kthyer në dhomën e zhveshjes.
Duke marrë një gjobë prej mbi një milion euro për sjelljen e tij dhe duke u detyruar të stërvitet vetëm derisa United të kthehet nga Londra perëndimore, Ronaldo do të shikojë ndeshjen e kësaj mbrëmje nga shtëpia pasi nuk udhëtoi me ekipin.
Dhe ndërsa ai ka pak kohë të lirë, ish-lojtari i Juventusit u ka dërguar shokëve të tij një mesazh përpara fillimit të ndeshjes.
Ronaldo postoi një storie në Instagram, duke postuar një imazh të United duke festuar në një nga ndeshjet e tyre të fundit me mbishkrimin: “Le të shkojmë @manchesterunited”.
Nuk është hera e parë që ylli portugez është aktiv në rrjetet sociale që nga zemërimi i tij në Tottenham, pasi ka postuar një deklaratë prej 170 fjalësh si reagim ndaj ndëshkimit të tij të enjten. Ronaldo mori përgjegjësinë për sjelljen e tij, por nuk kërkoi falje, gjë që Ten Hag e ka urdhëruar ta bëjë përpara se të inkuadrohet sërish në skuadër. /Telegrafi/