Telegrafi

Ronaldo merr vendim për të ardhmen e tij te Portugalia

Cristiano Ronaldo thuhet se është zotuar të vazhdojë të luajë për Portugalinë deri të paktën pas Euro 2024 pas eliminimit shokuese nga Kampionati Botëror.

Skuadra e Fernando Santos u eliminua nga turneu me një humbje 1-0 nga Maroku në çerekfinale të shtunën pas golit me kokë të Youssef En-Nesyrit.

Pas bilbilit të fundit, pati skena emocionuese kur 37-vjeçari u largua drejt tunelit i përlotur, ndërsa aventura e tij e fundit në Botëror mori fundin dërrmues.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte dukshëm i shqetësuar pas humbjes zhgënjyese të skuadrës së tij teksa hyri në dhomën e zhveshjes së Portugalisë ndërsa ngushëllohej nga një anëtar i stafit.

Kjo erdhi pasi Ronaldo nuk arriti të ndikojë gjatë kohës së tij në fushë, pasi hyri në 40 minutat e fundit.

Që atëherë ka pasur thashetheme rreth të ardhmes ndërkombëtare të Ronaldos, por kuptohet se sulmuesi nuk dëshiron të pensionohet dhe shpreson të luajë në një turne të fundit.

Kjo është sipas Desporto Mundial, e cila raporton se Ronaldo ‘beson se ai mund të vazhdojë të jetë i dobishëm për ekipin kombëtar’ dhe kjo është arsyeja pse ai nuk do të heqë dorë nga futbolli me Portugalinë. /Telegrafi/