Telegrafi

Ronaldo: Me rëndësi janë fitoret, jo golat

Ronaldo tash ka pesë gola të shënuar pas katër javësh në La Liga, po aq sa kanë edhe Lionel Messi dhe David Villa. Ndërkaq me edhe dy golat e shënuar kundër Zurich në Ligën e Kampionëve, Ronaldo për momentin është shënuesi më i mirë në Evropë me shtatë gola.

“Gjërat shkojnë në kahe të mirë, ekipi fiton dhe përmirësohet, shënon shumë gola. Edhe unë po ashtu ndjehem në formë të mirë”, ka thënë Ronaldo për AS, pas ndeshjes.

“A duhej ta shënoja unë penaltinë? Trajneri e caktoi Kakan të godasë nga pika e bardhë. Por, qëllimi im nuk është të bëhem golashënuesi më i mirë. Për mua nuk janë me rëndësi shënimet e mia, ajo që është me rëndësi është ekipi të fitojë”, ka shtuar Ronaldo.