Telegrafi

Ronaldo: Me Barcën merremi në LK dhe Kupë

 Reali është 16 pikë prapa Barcelonës në La Liga, por Ronaldo ndjen se në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve Los Blancos kanë edhe disa hesape të pasqaruara me Barcelonën.

“Ne kemi edhe shumë për të fituar këtë vit. Ne jemi ende në Kupë dhe në Ligën e Kampionëve. Ne jemi duke bërë mirë”.

“Unë dua të luaj, kjo është ajo që dua të bëj, dua t’i ndihmoj këtij ekipi që të arrijmë synimet tona, që janë Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, gara këto ku kemi ende gjëra të pasqaruara me Barcelonën, e cila ka në dorë La Ligën”, ka potencuar Ronaldo. /Telegrafi/