Telegrafi

Ronaldo mbetet jashtë për ndeshjen me Leccen, Sarri fton dy të rinj në ekip

Cristiano Ronaldo te Juventusi . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventus e ka lënë Cristiano Ronaldon jashtë skuadrës së tyre për t’u përballur me Lecce nesër, por kthehen Mattia De Sciglio dhe Danilo.

Ronaldo është pushuar për udhëtimin në Leçe, por De Sciglio dhe Danilo janë aftësuar pas disa javësh jashtë me lëndime të muskujve.

Të rinj Marco Olivieri dhe Han Kwang janë promovuar nga skuadra e U-23, ndërsa Douglas Costa ende nuk është gati të kthehet.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Përfshirja e dyshes të të rinjve vjen pavarësisht se Mario Mandzukic është i gatshëm dhe i disponueshëm, por sulmuesi është jashtë planeve nga trajneri Maurizio Sarri.

Juvenusi mbetet lider në Serie A me 22 pikë.


Skuadra e Juve për ndeshjen me Leccen:  Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri, Han.


/Telegrafi/