Telegrafi

Ronaldo i madh, e ngushëllon Modricin i cili nuk u përmbahet lotëve (Foto)

Mesfushori i Kroacisë Luka Modric nuk ka mundur të fsheh dëshpërimin e eliminimit nga kampionati Evropian, pas humbjes 1:0 nga Portugalia.

Modric ishte vetëm njëri nga futbollistët e shumtë kroatë që u përfshinë në lot pas humbjes nga Portugalia.

Ndërkohë pas ndeshjes është parë që mesfushori është ngushëlluar nga bashkëlojtarët te Real Madridi, Cristiano Ronaldo dhe Pepe.

Kroacia u eliminua nga “Euro 2016”, pas humbjes 1:0 nga Portugalia, me një gol në minutën e 117-të të Ricardo Quaresmas.