Telegrafi

Ronaldo: I lumtur për golin, e rëndësishme fitorja

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja e Portugalisë fitoi ndaj asaj të Marokut me rezultat 1-0 në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Kështu Maroku bëhet skuadra e parë që eliminohet matematikisht nga grupet.

Portugezët me golin e Cristiano Ronaldos arritën të bëjnë një hap të madh drejt vendit të parë në Grupin B, dhe për gjithë këtë u shpreh i lumtur edhe vetëm CR7.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

“Jam i lumtur që kam shënuar golin”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

“Por, gjëja më rëndësishme është se ne kemi fituar ndeshjen. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje në mënyrë që të përparojmë”, shtoi kapiteni portugez.

Ronaldo u zgjedh lojtari i ndeshjes nga FIFA, ashtu edhe si në ndeshjen e parë ndaj Spanjës.

Pas këtij goli CR7 ka 85 gola për kombëtaren, duke kaluar kështu legjendën Ferenc Puskas (84 gola, 89 ndeshje). /Telegrafi/