Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm të martën kundër Manchester Cityt.
Aktualisht portugezi është i lënduar në muskul, gjë që bëri të mungoj kundër Rayo Vallecanos, por do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
‘Ai do të udhëtoj në Manchester”, tha Zidane.
City dhe Real do të takohen të martën me fillim në ora 20:45 në Ettihad Stadium të Manchesterit. /Telegrafi/