Telegrafi

Ronaldo lojtari më i shpejt në planetë

Studimi thotë se ish-anësori i Manchester United është më i shpejtë se lojtari i Bayern Munich, Arjen Robben, ai i Arsenalit, Theo Walcott, dhe sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.

Sipas këtij raporti, Ronaldo arrin një mesatare prej 33.6 kilometra në orë dhe renditet para Robben që thuhet të ketë shpejtësi 32.9 km/h. Walcott ka një shpejtësi prej 32.7 km/h, ndërsa Rooney 32.6 km/h.

Top pesëshi mbyllet nga sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie me një mesatare prej 32.1 km/h./Telegrafi/