Telegrafi

Ronaldo lexon ‘live’ mesazhet e fansave, në mesin e tyre edhe të një tifozi nga Kosova (Video)

Tifozët shqiptarë të Real Madridit e kanë edhe një arsye me shumë që ta duan Cristiano Ronaldon.

Ai edhe njëherë ka treguar afërsinë me fansat duke i përshëndetur live në Instagram.

Kësaj radhe portugezi ka dërguar përshëndetje edhe për tifozët e Real Madridit që gjendën në Kosovë.

Në një video live të publikuar nga vet Ronaldo, ky i fundit dëgjohet duke lexuar fjalët e një fansi nga vendi ynë: “I’m from Kosovo”, që në shqip do të thotë “Unë jam nga Kosova”.

Për më tepër, përshëndetjen e Ronaldos për Kosovën mund ta ndiqni në fillimin e videos që gjendet më poshtë. /Telegrafi/