Site icon Telegrafi

“Ronaldo, i lindur për të shënuar shumë gola”

I fundit që po lavdëron Cristiano Ronaldon është trajneri Jorge Jesus.

Nesër(martë) do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, teksa në konferencën për shtyp trajneri i portugezëve ka lavdëruar sulmuesin e ‘Mbretërve’.

Lexo po ashtu Pas het-trikut ndaj Atleticos, CR7 mund të quhet ‘Ronaldo i rekordeve’

“Ronaldo ka lindur për të shënuar gola. Ai është sulmuesi që shënon më shumë gola në botë”, ka thënë Jesus në konferencën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

“Kur ne themi se ai është më i miri në botë, kjo është për shkak të çdo gjëje. Ai ka një talent përtej normës”, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ndeshja do të luhet në Portugali dhe fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version