Telegrafi

Ronaldo: La Liga më e mirë se Liga Premier

“Premier League është një garë shumë e mirë, por mendoj se liga spanjolle tash do të ketë ca më shumë kualitet për shkak të lojtarëve që arrijnë këtu”, ka thënë Ronaldo.

“Të dyja ligat janë shumë të mira, por mendoj se me nënshkrimet e Florentino Perez liga spanjolle është më superiore në krahasim me atë angleze. Do të ketë një garë madhështore këtë vit në Spanjë. Të gjithë lojtarët kanë shumë kualitet dhe referët i mbrojnë lojtarët më shumë”, ka shtuar portugezi.