Telegrafi

Ronaldo: Kurrë nuk kthehem te United

“Po, natyrisht më mungon Mançesteri. Jo, nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë për të luajtur përsëri për Manchester Unitedin”, theksoi Ronaldo për The Mirror, i pyetur nëse mendon të kthehet ndonjëherë në Old Trafford.

Portugezi 25 vjeçar ka kaluar plotë gjashtë sezone të suksesshme në Old Trafford, ku dhe u bë futbollisti i parë i United që e fitoi topin e artë pas 40 vitesh. /Telegrafi/