Telegrafi

Ronaldo: Kurrë nuk do të kaloja te City

Ronaldo takohet sonte ndaj ish ekipit të tij në supersfidën që zhvillohet në Santiago Bernabeu, ndërsa Ronaldo e ka shprehur edhe një herë dashurinë për ish-klubin e tij.

“Të luaj për Cityn, jo Unitedin? Unë nuk do ta bëj këtë. Pse? Sepse zemra ime është me Manchester Unitedin”.

“Unë ju them se do të ishte shumë shumë, shumë, shumë, shumë, e vështirë për mua, që të luaja për Manchester Cityn. Kjo për shkak të Manchester Unitedit”.

“Unë jam lojtar i Real Madridit dhe jam i kënaqur që jam këtu, jam i lumtur pasi gjërat po shkojnë mirë për mua këtu. E ardhmja? Nuk e di, vetëm Zoti e di të ardhmen. Unë nuk mund të them se kurrë nuk do të kthehem te United, por unë mund të them se jam mirë këtu dhe dua të jem këtu. Vetëm Zoti e di të ardhmen”, ka deklaruar Ronaldo. /Telegrafi/