Ndër vite, Crisitano Ronaldo ka qenë një lojtar që ka ndërruar pozicione, por jo më shumë se dy, anësor dhe sulmues në qendër, por në të dyja është treguar i suksesshëm.
Ylli portugez ka filluar ta humbet shpejtësinë që e kishte vite më parë, pasi mosha ka bërë që ai të mos mund të vrapojë, por edhe t’i kalojë kundërshtarët me lehtësi.
Cristiano Ronaldo e ka pranuar se në vitet e fundit ka filluar që më mos të vrapojë shumë, por edhe që është dobësuar në driblimin e lojtarëve.
https://twitter.com/Crhedrys/status/1127656579287982081
“Ato momente kur unë hyja në fushë dhe thosha me veten, tani do të driblojë disa lojtarë, të jem i sinqertë me ju, unë nuk i kam më ato cilësi”, ka thënë ylli i Juventusit.
“Tashmë e dini se unë i kam bërë disa vite në futboll dhe jam duke shkuar drejt përfundimit të karrierës. Nuk jam më ai djaloshi i ri që mund të vrapoja me disa kilometra pa u lodhur, tash jam më i fokusuar para gole dhe jam më efikas kur kam topin në këmbë”, ka shtuar më tej Ronaldo.
Por, portugezi bëri një driblim mahnitës në humbjen ndaj Romës në fundjavën e kaluar, duke u rikthyer në kohë kur kalonte dy apo tre lojtarë menjëherë, ndërsa kësaj radhe ishin mbrojtësit e skuadrës romake. /Telegrafi/