Telegrafi

Ronaldo kthehet në stërvitje (Foto)

Portugal's forward Cristiano Ronaldo (R) talks to Portugal's midfielder Joao Mario during the Euro 2016 final football match between Portugal and France at the Stade de France in Saint-Denis, north of Paris, on July 10, 2016. / AFP PHOTO / Valery HACHEVALERY HACHE/AFP/Getty Images

Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur pas ribashkimit me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit, në stërvitjet e të hënës.

Superylli portugez u lëndua në finalen e ‘Euro 2016’ dhe nuk ka mundur të jetë aktiv në dy muajt e fundit.

Në ndërkohë, ai është angazhuar në palestër për të mbajtur formën, ndërsa tashmë është kthyer edhe në stërvitje të plota me Los Blancos.

Edhe pse nuk është konfirmuar akoma data e kthimit të tij, CR7 duket i kënaqur me progresin që ka bërë. /Telegrafi/