Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Angli për të mbajtur takime me përfaqësues të Manchester Unitedit lidhur me të ardhmen e tij – mëson The Athletic.
Superylli portugez akoma nuk është angazhuar nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag, pasi ka munguar në turneun parasezonal në Tajlandë dhe Australi, për – siç është thënë – arsye familjare.
37-vjeçari do të qëndrojë në Mancester për të biseduar me klubin rreth të ardhmes së tij, ndërsa veçmë e ka njoftuar se dëshiron të largohet në verë nëse vjen ndonjë ofertë e përshtatshme.
Qëndrimi i Djajve të Kuq është se Ronaldo nuk është në shitje dhe se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sezonin 2022/2023.
Është e paqartë në këtë fazë, nëse ai do të stërvitet me skuadrën të martën, por do të ketë edhe bisedë ballë për ballë me trajnerin në ditët në vijim.
Kthimi i Cristianos po shikohet si shenjë pozitive nga Unitedi duke i rritur gjasat për qëndrim, megjithëse ka mungesë qartësie lidhur me këtë situatë.
Portugezi ka edhe 12 mua në kontratën që e nënshkroi kur iu ribashkua klubit në verën e kaluar nga Juventusi, ndërsa ekziston edhe opsioni i vazhdimit për një vit, për të cilin Ten Hag beson se mund të aktivizohet.
Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në edicionin e kaluar me 24 gola në të gjitha garat, mirëpo mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe mungesa e përkushtimit për trofe, ka bërë që ai të kërkojë një klub tjetër. /Telegrafi/