Telegrafi

Ronaldo kritikohet përsëri, Parma shënoi nga gjuajtja e lirë pas qëndrimit jo të duhur të portugezit në murin mbrojtës

Cristiano Ronaldo ishte me faj që Juventusi pranoi gol nga një goditje e lirë pasi ai në mënyrë të çuditshme uli kokën dhe mbuloi fytyrën, duke lejuar që topi të shkonte mbi të dhe të përfundonte në rrjetë.

Parma gjeti golin e epërsisë kundër Juventusit kur Gaston Brugman tundi rrjetën nga një goditje e lirë në minutën e 25-të të ndeshjes të mërkurën mrëma.

Tre nga katër lojtarët në murin mbrojtës të Juves u hodhën në ajër për ta ndalur atë – përveç Ronaldos.

Në vend të kësaj, 36-vjeçari mbështolli fytyrën e tij me duar dhe qëndroi i palëvizshëm.

Natyrisht, topi fluturoi mbi kokën e tij të ulur dhe përfundoi në pjesën e pasme të rrjetës.

Ky gjest i Ronaldos është kritikuar mjaft shumë, pasi portugezi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Portos, ku e eliminuan.

Megjithatë, në ndeshjen e Serie A ndaj Parmas, Juve për fat të mirë e riktheu rezultatin duke fituar në fund 3-1. /Telegrafi/