Telegrafi

Ronaldo krahason Mbappen me vetën

Kylian Mbappe ka zhvilluar një tjetër botëror të jashtëzakonshëm, të dytin në karrierën e tij.

Por kësaj radhe sulmuesi francez nuk arriti ta fitoj Kupën e Botës, përkundër që zhvilloi një kampionat fantastik ku fitoi edhe çmimin si golashënuesi më i mirë.

Mbappe ka marrë lëvdata të mëdha nga një ikonë e futbollit, legjenda braziliane Ronaldo.

Madje legjenda braziliane ka thënë se Mbappe ka mund të shpallet edhe ‘Lojtari më i mirë në Botëror’ dhe kjo nuk do të ishte ndonjë gabim.

“Mbappe teknikisht është shumë i fortë, është pothuajse i pandalshëm. Për mua mund të ishte shpallur edhe ai lojtari më i mirë në botëror sepse e meritonte me të vërtetë”, tha Ronaldo.

“Ky Botëror pati shumë sulmues të shpejtë, por Mbappe është i pakrahasueshëm”.

Tutje braziliani ka thënë se Mbappe ia kujton vetën e tij në versionin më të mirë.

“Kur e shoh të luaj, më kujton versionin e tim më të mirë. Di shumë mirë si t’i shfrytëzoj hapësirat në fushë, di të jetë i paparashikueshëm me topin por edhe kur nuk e ka atë. Pastaj situatat një kundër një nuk i ka problem. Është impresionues”, tha Ronaldo. /Telegrafi/