Për muaj të tërë, fati i Cristiano Ronaldos dukej se ishte larg nga Madridi sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të rëndësishme këtë javë. Klubi tashmë ka bërë të ditur qëllimin për të përmirësuar kontratën dhe për të përmbushur premtimin e Florentino Perezit pas përfundimit të takimit në Cardiff.
Drejtori i përgjithshëm i Madridit, Jose Angel Sanchez ka pasur takimet intensive me portugezin dhe është afër arritjes së një marrëveshje për një pagë të merituar.
Në fakt, ideja e të dyja palëve është mbyllja e rinovimit para Kupës Botërore. Burimet e gazetës AS brenda klubit madrilen vlerësojnë se paga e lojtarit mund të shkojë deri në 21 milionë euro neto, përkatësisht 30 milionë me bonuse që do ishte dy milionë më shumë se nga paga aktuale.
Kohëzgjatja e kontratës nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet deri në vitin 2021, kur futbollisti do të mbush 36 vjet.
Me golin kundër Athletic Bilbaos, Cristiano arriti rekordin e mëparshëm prej 12 ndeshjeve radhazi me shënime, duke barazuar rekordin e sezonit 2014-15.
Megjithatë, kjo skuadër është më e frytshme, pasi ka 22 gola, ndërsa në të mëparshmin ka realizuar njëzet sosh.
Përveç kësaj, për sezonin e tetë radhazi ka shënuar mbi 40 gola, përkatësisht këtë sezon ka 42 sosh (24 në La Ligë, 15 në Ligën e Kampionëve, dy në Kupën e Botës për Klube dhe një në Superkupën Spanjolle). /Telegrafi/