Telegrafi

Ronaldo i kishte kërkuar agjentit të tij ta largojë nga Juventusi para afatit kalimtar të janarit

NAPLES, ITALY - JANUARY 26: Cristiano Ronaldo of Juventus during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on January 26, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Cristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta të futbollit evropian, por ia mund të largohet nga Juventusi për shkak të përplasjeve që ka në këtë skuadër.

Kryesorja është me trajnerin Maurizio Sarri, madje ky i fundit do e nxirrte dy herë nga loja disa kohë më parë.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e Ronaldos, që në një rast u largua menjëherë nga stadiumi pas fitores me Milanin, duke mos pritur që të festojë dhe urojë shokët e skuadrës.

Cristiano Ronaldo . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mediumi spanjoll “ABC” shkruan se sulmuesi i ka kërkuar menaxherit të tij, Jorge Mendes, që ta largojë nga Juventusi.

Por ky i fundit nuk e ka gjetur një tjetër ambient për Ronaldon.

Klube si Bayern Munich  dhe PSG nuk janë të gatshëm që ta transferojë në skuadër, ndërsa Real Madridi nuk po mendon për një rikthim të tij.

Cristiano Ronaldo. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

Kjo për shkak të pagesës së lartë që kërkon lojtari dhe moshës së tij.

Kërkesa mësohet që është bërë para afatit kalimtar të janari dhe mundësia e vogël për një aventurë të re ia pamundësoi lëvizjen. /Telegrafi/