Telegrafi

Ronaldo këshillon Realin të nënshkruajë me Evra

Portugezi është mik i mirë me mbrojtësin francez dhe i njeh mirë kualitetet e tij pasi ka luajtur disa sezone në krah të tij në Old Trafford.

Spekulohet se dyshja përsëri mund ta ringjallim bashkëpunimin, kësaj here në Santiago Bernabeu, pasi Ronaldo ka thënë disa fjalë të mira për Evra para presidentit Florentino Perez.

Sportivja francez shkruan se Sir Alex Ferguson mund të llogarisë të shesë 29-vjeçarin nëse arrin ndonjë ofertë në vlerën e rreth 20 milionë eurove, shumë e cila nuk do të ishte problem për ekipin spanjoll që verën e kaluar harxhoi 250 milionë euro për përforcime të reja.

Arritja e Evra do të mund të stabilizojë mbrojtjen e Realit, e cila këtë vit ka pasur probleme pikërisht në anën e majtë. /Telegrafi/