Telegrafi

Ronaldo i kërkon Lewandowskit të transferohet te Reali (Foto)

Të martën në mbrëmje Real Madridi mes ankthit eliminoi Bayern Munichun në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajo që u komentua gjatë ishte edhe një bisedë mes sulmuesit të Realit, Cristiano Ronaldos dhe atij të Bayernit, Robert Lewandowskit.

Lexo po ashtu CR7: Fituam me meritë, tifozët të mos më fishkëllejnë

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar fjalët që Ronaldo i ka thënë sulmuesit polak menjëherë pas ndeshjes.

Sipas gazetës spanjolle, sulmuesi portugez i ka kërkuar ish-lojtarit të Dortmundit të transferohet të ‘Mbretërit’.

“Eja transferohu te Real Madrid”, kanë qenë fjalët e Ronaldos drejtuar Lewandowskit.

Lexo po ashtu Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë “Topin e Artë 2017”, Messi nuk është askund (Foto)

Kujtojmë që Real Madridi kohëve të fundit ka shprehur një interes të madh për Robert Lewandowskin, teksa në mendje ka edhe futbollistë tjerë si Antoine Griezmann, Paulo Dybala e Kylian Mbappe. /Telegrafi/