Telegrafi

Ronaldo kërkon Capellon, jo Rooneyn

“Unë jam ende mik me Rooneyn, Rio Ferdinandin dhe Nemanja Vidicin. Unë mendoj se Rooney është mjaft i lumtur në Mançester dhe edhe nëse Reali tenton ta transferojë nuk besoj se ai do të më bashkohet këtu”.

“A do të më pëlqente të luaja nën Capellon? Definitivisht po. Ai është trajner i rëndësishëm, njëri prej më të mirëve në botë. Ai ka bërë punë të mirë në Angli dhe ka fituar shumë tituj në Itali, kështu që, pse jo? Kurrë nuk i dihet”.

“A më mungon United? Manchester United është klub fantastik ku kam fituar shumë gjëra. Por, tani luaj për Real Madridin, klubin më të mirë në botë dhe unë vetëm dua të luaj ashtu siç luajta për Manchesterin. Vërtet jam i lumtur që jam këtu. Manchester United mund t’ia dalë edhe pa mua”, deklaroi Ronaldo për News of the World. /Telegrafi/