Telegrafi

Ronaldo: Karriera ime sapo ka filluar

Dhe, futbollisti i cili i kushtoi plot 94 milionë euro Realit, beson se ai është i rrethuar nga lojtarë shumë më të mirë në Bernabeu.

“Keni më shumë presion në Madrid, por mua më pëlqen kjo. Trajneri im Manuel Pellegrini është një trajner dukshëm më ndryshe se Sir Alex Ferguson. Në fakt jam më i lirë këtu, i lirë të bredh nëpër fushë në ndeshje të caktuara”.

“Jo vetëm që do ta shfrytëzoj atë për të qenë i njëjti lojtar që isha në Old Trafford, por do të bëhem edhe më i mirë. Ndjehem si një foshnjë e porsalindur, jam rilindur. Vetëm pse fitova gjithçka me United dhe u votova për Topin e Artë dhe Lojtarin e Vitit, nuk do të thotë se tashmë e kam arritur kulmin. Në fakt mendoj se karriera ime sapo ka filluar”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/.