Site icon Telegrafi

Ronaldo, Kane apo Sterling: Kush do të fitojë “Këpucën e Artë” në Euro 2020

Megjithëse Portugalia u eliminuan nga turneu në raundin e 1/8, Cristiano Ronaldo mbetet në rrugën të mirë për të fituar Këpucën e Artë për Euro 2020.

Për ta kaluar atë në garë reale janë vetëm edhe dy lojtarë Harry Kane ose Sterling Raheem.

Ronaldo shënoi në çdo ndeshje ku mori pjesë në Euro 2020, duke shënuar në total pesë gol, gjë që e mbanë në të njëjtin vend me Patrick Schick i cili shënoi gjithashtu pesë, por kishte një asistim më pak se Ronaldo dhe minuta më shumë të zhvilluar.

Kane dhe Sterling kanë shënuar katër, përkatësisht tre gola.

Anglia luan në finalen e madhe në Wembley  dhe njëri nga Sterling dhe Kane mund ta  marrin “Këpucën e Artë” për veten e tyre.

Kane është në pozitë më të mirë pasi shënoi kundër Gjermanisë, Danimarkës dhe shtoi dy në ndeshjen çerekfinale ndaj Ukrainës dhe atij do t’i duhet vetëm edhe një gol kundër Italisë të dielën.

Një gol i mëtejshëm do të ishte gjithashtu i mjaftueshëm që Kane të bëhet golashënuesi kryesor i Anglisë me të gjitha kohërat në turnet e mëdhenj, duke tejkaluar Gary Lineker që ka 10 gola.

Sterling ka qenë katalizatori për lojën sulmuese të Anglisë këtë verë, dhe pavarësisht se shënoi një gol më pak se Kane, mund të argumentohet se ai ka qenë më i rëndësishëm.

Nga ana e tij, “Këpuca e Artë”, duke larg për sulmuesin i Manchester Cityt, pasi ka nevojë të shënojë dy gola, pas atyre kundër Kroacisë, Gjermanisë dhe Republikës Çeke. /Telegrafi/

Exit mobile version