Telegrafi

Ronaldo: Kam folur me Perezin për Vinicius Juniorin

Ronaldo ka marr nën pronësi Real Valladolidin, ndërsa zbulon se ka pasur një kërkesë për Florentino Perez in, për ta marr në huazim Vinicius Juniorin.

Ronaldo ka luajtur në të shkuarën për Real Madridin, ku erdhi në vitin 2002 nga Interi.

“Unë e kam pyetur Florentino [për Vinicius Junior], por është shumë e vështirë”, tregon Ronaldo.

River Plate ishte klubi i fundit që e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror për klub, ndërsa Ronaldo thotë se të gjithë që luajnë kundër Real Madridit e kanë problem.

“Skuadrat shkojnë atje duke e ditur se do të vuajnë kur do të përballen me Real Madridin”.

“Ata nuk janë në gjendjen më të mirë në këtë moment, por në këto lloj garash, Real Madridi është më i miri”.

Dëshpërimi te Marcelo pas një goli të CSKA (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se finalja e [Libertadores] ishte e madhe, një finale spektakolare dhe e bukur”.

Ai foli edhe për bashkëpunimin me Gerard Piquen, duke thënë se i ka kërkuar një video të gruas së tij për nipërit që e duan tej mase. /Telegrafi/