Cristiano Ronaldo thotë se ai u bashkua me Juventusin për ta fituar Ligën e Kampionëve, nëse jo këtë vit, vitin e ardhshëm apo vitin pas tij.
Ronaldo e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në karrierën e tij, ndërsa shprehet i gatshëm që të ‘luftojë’ për t’ia shtuar koleksionit të tij edhe një me Juven.
Ai ka folur pasi u bë ambasador i markës globale për DAZN.
Happy to announce I’m now a global brand ambassador for DAZN!
For my fans in 🇮🇹 🇩🇪 🇯🇵 🇨🇦 🇦🇹 you can watch an exclusive interview as a Juventus player on @DAZN_IT, as well as unlocking other great CR7 content!#DAZN #CR7 pic.twitter.com/Ysk5sm18xF— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) August 22, 2018
“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin”.
“Ne do të përqendrohemi në këtë, me shokët e mi, por pa fiksim mbi të. Ne do të shkojmë hap pas hapi dhe pastaj do të shohim: nëse është ky vit, viti i ardhshëm ose vitin pas tij…”,
“Objektivi për klubin është të fitojë Kampionatin, Kupën e Italisë dhe natyrisht, të bëjmë më të mirën në Ligën e Kampionëve”.
Sulmuesi 33-vjeçar u pyet më pas për djalin e tij, Cristiano Jr.
“Ai është shumë konkurrues. Ai është si unë kur isha fëmijë. Atij nuk i pëlqen të humbasë”.
La famiglia bianconera! #finoallafine pic.twitter.com/lZKsURZXNY
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) August 21, 2018
“Ai do të bëhet si unë, jam 100 për qind i sigurt për të. Do të doja t’i mësoja disa gjëra, por përfundimisht ai do të zgjedhë çfarë të bëjë dhe ai gjithmonë do të ketë mbështetjen time”.
“Por natyrisht, do të doja që ai të bëhej futbollist, sepse mendoj se ka pasion për këtë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/