Telegrafi

Ronaldo kalon Portugalinë në epërsi nga një pozitë e dyshimtë (Video)

Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur në pjesë të dytë golin e parë në ndeshje ndaj Andorrës.

Është ylli kryesor i kombëtares, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 63-të të ndeshjes pas asistimit të Bernardo Silvas.

Vlen të theksohet se pozita e Ronaldos te goli ishte mjaft e dyshimtë për pozitë jashtë loje.

Sulmuesi i Real Madridit u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të. /Telegrafi/