Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur në pjesë të dytë golin e parë në ndeshje ndaj Andorrës.
Është ylli kryesor i kombëtares, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 63-të të ndeshjes pas asistimit të Bernardo Silvas.
Vlen të theksohet se pozita e Ronaldos te goli ishte mjaft e dyshimtë për pozitë jashtë loje.
Sulmuesi i Real Madridit u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të. /Telegrafi/