Juventusi është duke fituar 2-1 ndaj Spezias në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.
Zonja e Vjetër ishte duke barazuar 1-1 kundër rivalit në ligën italiane, por epërsinë ua riktheu Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez pranoi një asistim nga Alvaro Morata në minutën e 59-të, për t’i rikthyer kështu Juventusit epërsinë.
Kjo është ndeshja e parë e Ronaldos, pasi për dy javë ka qëndruar në vetëizolim shkaku i infektimit me coronavirus derisa po luante ndeshjet ndërkombëtare me Portugalinë. /Telegrafi/