Telegrafi

Ronaldo kaloi barrierën për ta ndihmuar rojën që e rrëzoi me goditjen me top

(Foto: Twitter/B/R/Football)

Superylli i Machester Unitedit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në sensacion prej se është kthyer te Djajtë e Kuq.

Të martën mbrëma, ai debutoi sërish me fanellën e klubit anglez në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys dhe arriti të shënonte.

Mirëpo, para fillimit të ndeshjes, gjatë nxehjes, sulmuesi e ka goditur fuqishëm njërin nga rojat e stadiumit.

(Foto: Twitter/B/R/Football)

Topi e nokautoi rojën dhe tjerët përreth tij vrapuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Lexo po ashtu Ronaldo godet me top rojën e stadiumit – shkon ta shoh nga afër gjendjen e tij
(Foto: Twitter/B/R/Football)

Ndërkohë, edhe vet Ronaldo e kaloi barrierën për ta ndihmuar dhe për ta shikuar se si ishte roja femër, e cila po qëndronte e shtrirë dhe ishte në dhimbje.

Asaj i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi dhe thuhet të jenë gjithçka në rregull me të pas këtij aksidenti. /Telegrafi/