Telegrafi

Ronaldo i kaloi 92 metra për vetëm dhjetë sekonda në përballjen me Napolin

Përballja në fundjavën e kaluar në mes të Juventusit dhe Napolit dhurojnë spektakël për futbolldashësit.

Të shtunën u përballën të dyja klubet në Torino, e që tregoi se ky sezon në Serie A do të jetë tejet i zjarrtë për t’u shikuar.

Por, momenti më kryesor në ndeshje ishte në minutën e 62-të, kur Cristiano Ronaldo shënoi për 3-0, derisa golat e tjerë i realizuan Danilo dhe Gonzalo Higuain.

Pas vetëm gjashtë minutash, rezultati ishte 3-2 me golat e shënuar nga Konstantinos Manolas dhe Hirving Lozano.

Ku kishin mbetur edhe nëntë minuta lojë, Giovanni di Lorenzo e barazoi rezultatin në 3-3, mirëpo Kalidou Kouliblay shënoi auto-gol në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’ia siguruar Zonjës së Vjetër tri pikë.

Në golin e shënuar nga Danilo, Crisitiano vrapoi për 92 metra në një shpejtës 33.12 km/h për vetëm dhjetë sekonda, duke shikuar për një pasim të Douglas Costas.

Edhe pse e bëri vrapimin e çmendur, Costa e injoroi atë, pasi e pasoi topin te Danilo që e përfundoi aksionin me gol.

Portugezi nuk e pranoi topin, por ta mendosh shpejtësinë që ka vrapuar dhe se është 34-vjeçar kjo të bënë të mahnitesh. /Telegrafi/