Telegrafi

Ronaldo: Kaka do të rikthehet në formë

Ndryshe nga ish-ylli i Manchester United, Kaka ka dështuar të tregojë formën e tij që kur arriti në Madrid nga Milani gjatë verës.

“Disa lojtarë kanë më shumë nevojë për kohë për t’u adoptuar. Mendoj në Benzema, për shembull. Por në rastin e Kaka ka qenë më shumë problemi i hernies se sa ankthi që e ka ndaluar atë”.

“Kemi filluar të shohim talentin e tij, tash që problemet fizike janë tejkaluar dhe ai ndjehet shumë më mirë. Kaka do t’ia dalë mirë këtu, pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një person i shkëlqyeshëm dhe pasi kualitetet nuk humben brenda një muaji”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/