Sipas mediave angleze, Cristiano Ronaldo, ka një kusht për drejtuesit e Realit për të qëndruar në Spanjë.
Para dy ditëve mediat portugeze dhe ato spanjolle dhanë lajmin e madh se Ronaldo kishte vendosur të largohet nga Real Madridi.
E gjithë kjo thuhej se vjen nga akuzat e vazhdueshme për ikje nga tatimet, akuza këto që e kanë bërë nervoz portugezin, i cili thuhet se erdhi deri të vendimi për largim.
Megjithatë, spekulimet për largimin apo qëndrimin e tij nuk kanë të ndalur dhe janë duke vazhduar ende për të ardhmen e tij.
Informacionet e fundit vijnë nga mediumit angleze, të cilët në lajmet e tyre thonë që fituesi i Topit të Artë ia ka vendosur një kusht Mbretërve.
Sipas mediumeve Sun Sport dhe Mirror, CR7 i ka kërkuar Realit që të paguajë shifrën prej 14.7 milionë euro, për të cilat portugezi akuzohet se i ka fshehur nga tatimi.
Mbetet të shihet se a do të pranoj Reali kushtin e Ronaldos apo do të lejoj largimin e tij dhe të fitoj shuma marramendëse pasi shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij. /Telegrafi/