Site icon Telegrafi

Ronaldo ka një dëshirë për presidentin e Realit

Cristiano Ronaldo dëshiron kontratë të re me Realin, teksa ka bërë me dije që do ta humb Superkupën e Spanjës.

Fituesi i Euro 2016 dhe Ligës së Kampionë ka deklaruar se ai dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin, kur ai kthehet nga pushimet e tij.

Me këtë deklaratë sulmuesi portugez iu ka jap fund thashethemeve për një largim të mundshëm të tij nga ‘Los Blancos’.

Lexo po ashtu Marcelo ka dy dëshira, njërën për vetën, tjetrën për Ronaldon

“Kam folur me presidentin Florentino Perez në telefon dhe kur të kthehem në Madrid ne do të flasim, natyrisht kjo është diçka që unë dua”, ka deklaruar Ronaldo në lidhje me kontratën e re.

“Unë jam përjashtuar tërësisht nga Kupa Super më 9-tin, sepse unë kthehem për të punuar me Realin me datën 10-të”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version