Puna e ardhshme e Pep Guardiolës është subjekt i shumë intrigave, pasi Manchester City pret një përgjigje nëse ai dëshiron të zgjasë kontratën e tij për vitin e dhjetë në Etihad.
Guardiola ishte lidhur me punën në Angli përpara se të vendosej Thomas Tuchel, por tani ka paqartësi se ku do të shkonte nëse do të largohej nga City.
Sipas gazetës Sport, ish-shoku i skuadrës së Barcelonës, Ronaldo Nazario është i etur që një ekip kombëtar të jetë lëvizja e tij e radhës, dhe askush tjetër përveç punës në Kombëtaren e Brazilit.
Ish-sulmuesi i Real Madridit foli me Guardiolën kohët e fundit dhe i tha trajnerit të Manchester Cityt se nëse ai bëhet President i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), atëherë ai dëshiron që Guardiola të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.
🚨🇧🇷 Ronaldo Nazário plans to be the president of the Brazilian football federation! 👔
He also wants to hire Pep Guardiola as the coach, reports @lancenet. pic.twitter.com/v3mvbKloIr
— EuroFoot (@eurofootcom) November 18, 2024
Është dhënë një afat kohor i përafërt i vitit 2026 dhe Ronaldo beson se Guardiola është trajneri më i mirë në botë, ai që do të rivendosë reputacionin e Selecaos.
Guardiola ka qenë i lidhur me punën e Brazilit në shumë raste në të kaluarën dhe është kontaktuar nga CBF pas Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Ata tentuan shumë për Carlo Ancelottin në vitin 2023, por pasi italiani përfundoi duke qëndruar në Real Madrid, nxituan të emërojnë Dorival Junior, i cili ka pasur rezultate jo të mira deri tani. /Telegrafi/