Telegrafi

Ronaldo ka disa fjalë pas het-trikut ndaj Alavesit (Foto)

Cristiano Ronaldo ka shënuar sot tre gola ndaj Deportivo Alaves.

Sulmuesi portugez i është kthyer golave me skuadrën e Real Madridit.

Kjo pasi në takimin e së shtunës ndaj Deportivo Alavesit ka shënuar het-trik në fitoren e ‘Mbretërve’ me rezultat 4-1.

Pas kësaj fitore, portugezi është ndier shumë i lumtur, ku fitoren e sotme e ka cilësuar si të madhe duke i uruar edhe bashkëlojtarët.

“Fitore e madh dhe tre pikë shumë të rëndësishme. Ju lumtë djema”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/